Infantino: VAR në Rusi 2018!

Goli fantazmë në ndeshjen me SHBA që i dha mundësinë Panamasë të kualifikohet në fazën finale të një botërori për herë të parë në historinë e saj e ka bindur presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino për përdorimin e sistemit VAR.
Kreu i qeverisë së futbollit botëror tashmë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për përdorimin e këtij sistemi që në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi. “Ka ardhur momenti që të korrigjohen disa gabime, do të gjejmë mënyrën që sistemi VAR të përdoret në Kupën e Botës të 2018”, tha Infantino. “Arbitrat janë qenie njerëzore dhe si të tillë bëjnë gabime, besoj se tani është e nevojshme që ata të kenë ndihmën e teknologjisë”.
Këtë deklaratë, Infantino e bëri nga Lioni ku ndodhet për etapën e fundit të turit në qytetet ku do të zhvillohet Botërori i Futbollit të Femrave të vitit 2019. “Kur e gjithë bota e sheh një gabim të arbitrit në pak sekonda dhe ky i fundit është i vetmi që nuk e bën dhe kjo sepse nuk mundet, ka mënyrë për ta korrigjuar”, vijoi Infantino, “është e nevojshme që të bëhen hapa para. Synimi i përdorimit të sistemit VAR nuk është korrigjimi i detajeve të vogla, por i gabimeve të rënda”.
Goli fantazmë që i lejoi Panamasë kualifikimin e parë historik në Kupën e Botës, konsiderohet nga Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, si një asist për sistemin e teknologjisë VAR.
“Kur në lojë është kualifikimi për në Botëror dhe rezultati vendoset mbi një gabim të rëndësishëm në interpretimin e arbitrit, që mund të ndodhë sepse në fund të fundit arbitrat janë qenie njerëzore e jo të pagabueshëm, atëherë është momenti i duhur për t’i korrigjuar ato”. Kur e gjithë bota e sheh një gabim në pak sekonda dhe i vetmi që nuk e sheh atë është arbitri, jo sepse nuk do, por sepse nuk mundet, atëherë ne kemi mundësinë për ta korrigjuar atë dhe ndaj duhet të bëjmë një hap përpara në këtë drejtim”, u shpreh Infantino.

Artikulli paraprakDerbi edhe në stol
Artikulli tjetërShifrat e çmendura të turizmit