Incident diplomatik në “La Sapienza”, Ambasadorja e Kosovës përplaset me homologun serb

Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama i është kundërvënë ashpër homologut të saj serb gjatë mbajtjes së një sesioni shkencor në universitetin “La Sapienza” në Romë. Në fakt, Ambasadori i Serbisë në Itali Goran Aleksic, ka bërë një figurë aspak pozitive, kur insistoi të merrte fjalën në fund të një konference shkencore dhe të fliste kundër Kosovës pas prezantimeve që u bënë aty.

Pjesëmarrësit në konferencë që ishin profesorë, studentë diplomatë dhe një senator, nisën të largohen nga salla, ndërsa Ambasadori iu drejtua me arrogancë të pranishmeve: “Cili nga ju ka qenë ndonjëherë në Kosovë”?

Indkesionline, shkruan se Ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama reagoi duke i thënë që të mos ofendonte të pranishmit sepse në sallë kishte përfaqësues të shtetit të Kosovës.

Të pranishmit filluan të dalin nga salla dhe i kërkuan të ndërpriste fjalën.  Incidenti ndodhi pas prezantimit të sesionit për Kosovën, në Konferencën e organizuar nga  Fondacioni La Sapienza i Romës dhe Qendra e Hulumtimeve për Eurazi (CEMAS) e Universitetit Sapienza të Romës.

Tema e konferencës ishte “Përtej Luftës: Restaurimi i trashëgimisë kulturore në Kroaci dhe Kosovë”, ndërsa tema e sesionit për Kosovën ishte Mbrojtja e trashëgimisë nga manipulimet historike, ky prezantuan punimet e tyre Dr. Florina Jerliu dhe Kerkuesi shkencor Arben Arifi.

Konferenca u zhvillua të premten, me 1 dhjetor, duke filluar në Pallatin e Rektoratit të Universitetit La Sapienza dhe u organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Institutin e Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës, Institutin Kroat të Restaurimit dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kroacisë. Studiuesit sollën fakte të manipulimit nga ana e Serbisë si të historisë së monumenteve , ashtu edhe të përvetësimit të tyre.

Artikulli paraprakFierza rritet më shumë se 3 metër, rrezikohet Veriu
Artikulli tjetërVjosa del në rrugë, Novosela nën ujë