Inaki Williams, sezoni i fundit te Bilbao

Për Inaki Williams, ky mund të jetë sezoni i fundit te Atletik Bilbao, pasi radha për shërbimet e tij është e gjatë dhe skuadrat që e dëshirojnë janë ndër më të rëndësishmet në Europë. Sulmuesi 23-vjeçar që kërkohet nga Inter, Dortmund, e Liverpool u shpreh se ndihet krenar që u pëlqen shumë ekipeve, duke sqaruar se në fund të sezonit do të vendosë për të ardhmen. Lidhur me klauzolën 50 mln euro, Williams tha se nuk e di sesa mund të vlejë, por një shumë të tillë e ka vendosur presidenti dhe janë klubet që duhet të arrijnë marrëveshje mes tyre.

Artikulli paraprakKE kundër shkatërrimit të Vjosës
Artikulli tjetërMesi i rekordeve shkruan historinë