Imzot Masafra: Bota e krimit është në rendin e ditës

Shqetësimi mbi pushtetin e botës së krimit dhe shpresa për luftën ndaj këtij fenomeni është përcjellë përmes një lutjeje në mesazhin e tij të Pashkës, nga kreu i Konferencës Ipeshkvnore shqiptare imzot Angelo Masafra. Ai ka drejtuar me një lutje të veçantë të gjitha vendeve që përjetojnë luftëra, përndjekje, shkatërrime mjedisore, përçarje e krime. Ngjarje këto që sipas Ipeshkvit nuk mund të na lënë indiferente, prandaj le të na shërbejë drita e Pashkës dhe triumfi i jetës mbi vdekjen që ne të reflektojmë tha ai. “Nuk mund t’i harrojmë në atmosferën e festës të gjitha ato situata vuajtje dhe dhimbje që presin shërbim dhe që na përkasin qoftë ne të krishterëve, por dhe atyre që nuk janë të krishterë. Lufta, përndjekje, shkatërrime mjedisore, por edhe ligësi, mosmarrëveshje, përçarje, thashetheme dhe bota e krimit janë në rendin e ditës dhe nuk mund të na lënë indiferent”, tha Masafra. Thirrjet për kujdes nga Ambasada amerikane, si pasojë e frikës për sulme terroriste, arqipeshkëvi i Shkodrës thotë se, nuk i ka dëgjuar, por kush ka përgjegjësine për të marrë masa le ta bëjë. Mesha do të zhvillohen, prandaj ia kërkon përshpirtëri dhe lutje nga besimtarët. “Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm pastaj kush e ka për detyrë të na sigurojë do ta bëjë dhe ne do të bëjmë punën tonë. Jemi lutur edhe sot, duke përmendur mesazhin tim, kemi përmendur të gjitha ato vështirësi që janë në botë, Krishti ka mundur të keqen dhe sëbashku mund të ecim përpara”, u shpreh Masafra. Për të pritur festën e Pashkëve përgatitjet kanë nisur prej ditësh dhe gjatë të shtunës besimtarët kanë bërë bekimin e ushqimit në të gjitha kishat, e më pas, ai konsumohet mëngjesin e së dielës së Pashkës.

Artikulli paraprakBanka Botërore: Rënia e lindshmërisë, dramatike në Shqipëri
Artikulli tjetërPse Brexit do ta rilindë Mbretërinë e Bashkuar