Ilir Vrenozi bën me shtëpi të venë e Enea Ftojit, Bashkia e Korçës jep vetëm makarona

Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm i kohëve tona. Me videot e tij ku shante kryeministrin Rama, ai arriti me shpejtësi të bënte miq të paktën virtualë, mijëra njerëz në të gjithë vendin dhe përtej kufijve.
Së fundi ai ka bërë një gjest vërtetë të rrallë teksa, është angazhuar personalisht për të ndihmuar bashkëshorten e Enea Ftojit, të riut që mbeti i vdekur nga torturat në komisariati n e policisë së Korçës.
Në sajë të thirrjeve të bëra nga ana e Ilirit, Entelës dhe tre vajzave të saj jetime, i kanë ardhur një sërë ndihmash nga e gjithë bota.
Nismës së tij i është bashkuar dhe imami Elvis Naçi, dhe të dy së bashku, kanë arritur të ndezin një fije shprese për këtë familje të harruar nga institucionet.
Vetë Bashkia e Korçës, është dashur që të reagojë pas denoncimeve të bëra nga ana e Vrenozit, duke dërguar disa ndihma ushqimore për familjen. Nuk ka ofruar punësim jo, dhe as ndonjë pension të posaçëm, ka çuar te familja e Entelës, vetëm disa pako me makarona dhe sheqer.

viktima enea ftoi

Artikulli paraprak5 ushqime që mund të bëhen helmuese
Artikulli tjetërVetitë kurative të trëndafilit