Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, mes tyre edhe një çift nga Ukraina

Janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur sot pasdite në Qafë-Muzinë.

Në mesin e viktimave janë edhe një çift nga Ukraina, të quajtur Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 48 dhe 53 vjeç. Poa shtu mes të plagosrve janë edhe dhe dy turistë nga Italia.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka, (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, (pasagjere në Land Rover).

Më herët, janë identifikuar edhe viktimat e tjera të aksidentit. I vdekur në këtë ngjarje të rëndë mbeti shoferi i furgonit Bardhi Proda. Viktima ishin edhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Drita Korçari.

Nga furgoni u nxor e gjallë shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane,.

E reja e kishte marrë automjetin me qira.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T.F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakHidhet shorti/ Real-Inter, Man City-PSG, Chelsea-Juventus, Bayern-Barça
Artikulli tjetërJep llogari Edi Rama! Ke humbur Arbitrazhin, 120 milionët e Becchetit po i paguan buxheti