Ibra rekord, 7 gola me ekipe të ndryshme në Europë

Zlatan Ibrahimoviç është një prej më të mëdhenjve të historisë së futbollit. Këtë e tregojnë përveçse cilësitë e tij teknike, edhe statistikat. Me golin e shënuar në fushën e Zoryas në Europa League, ka arritur një rekord të rëndësishëm. Gjiganti suedez ka shënuar në kompeticionet europiane me shtatë skuadra të ndryshme, me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG dhe së fundmi me Manchester United. Këtë rekord Ibra duhet ta ndajë me Adrian Mutunë dhe John Carew.
Në total Zllatan ka shënuar 52 gola në 129 ndeshje europine. E ka nisur me Ajaksin në vitin 2001, me 9 finalizime në 27 takime. Me fanellën e Juventusit shënoi 3 gola në 19 ndeshje, të gjitha në Chamions League. Më pas u transferua te Interi, Barcelona e Milan, me stacionin e radhës në Paris. Pikërisht në kryeqytetin francez ishte i aftë për të përfaqësuar i vetëm repartin e avancuar. Vazhdon të mahnisë edhe te “Djajtë e Kuq”, duke shënuar dhe fituar.

Artikulli paraprakGrezda në Kombëtare
Artikulli tjetërLiverpool, Klopp “kryqëzon” Sakho