I vihet zjarri ullishtes në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një ullishte në Elbasan është përfshirë nga flakët. Siç bën me dije policia, zjarri është regjistruar rreth orës 18.40, në lagjen “Dyli Haxhire”.
Mësohet se ullishtja ndodhet në një terren të thyer dhe zjarri ka marrë përmasa të mëdha.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.
Gjithashtu u njoftua Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan. Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

zjarr ibe

Artikulli paraprakZhduket një tjetër person në Shkodër
Artikulli tjetërBanda e Shkodrës që mbështetet nga qeveria, media malazeze: Erogen Brajoviçi pjesëtar i grupit kriminal të Kotorrit