I vihet zjarri një makine në Durrës, panik tek qytetarët

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Raportohet se makina me targa AA34700, pronë e shtetases Valentina Kuri, është përfshirë në flakë rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa ngjarja ka shkaktuar frikë tek banorët. “U frikësuam kur pamë flakët, po prisnim shpërthimin e motorit të makinës nga momenti në moment”, janë shprehur ata.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia, ndërkohë që ekspertët e policisë dhe zjarrfikëses dyshojnë që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
Mësohet se gruaja ka një parukeri në Durrës. Policia e njoftuar për ngjarjen ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të djegies se makinës.
Informacion paraprak nga Policia e Durresit:
Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga
“Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citroen, në pronësi të shtetases V. K., 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Artikulli paraprakKa filluar të kalbëzohet, kjo është faza e fundit e tij
Artikulli tjetërSi refuzuan t’i japin dorën Ramës 10 kryeministrat e Samitit të NATO-s