I riu në Devoll i tregon duart Bashës dhe përlotet: Zgjohem që në 4 të mëngjesit dhe…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot në Progër të Devollit, ku u përball me shqetësimet e fermerëve. Aurel Deda dhe Medi Deda janë babë e bir të cilët kultivojnë patate. Djali i familjes thotë se punon 24 orë në kultivimin e patates, ndërsa tregon edhe duart të cilët i janë varë nga puna. Mediu, teksa dëgjon babain të flasë për vështirësitë që kalojnë, nuk i mban dot lotët.

Lulzim Basha: Sa orë shpenzon duke e ndihmuar babain?

Medi Deda: Ditë natë punojmë 24 orë.

Medi Deda: Që në 4 të mëngjesit tani që vaditen, ndërsa kur shkulen 10 orë po njëherë. Kurse tani një dy muaj, nuk e diskutoj që 24 orë, shikojë duart si më janë bërë.

Aurel Deda: Problemi i madh i kësaj punë është se ne po na humbet shpresa. Unë djalin me atë mundësi që para e futa në një rrugë të drejtë punë. Por tani djali është mërzitur dhe po më thotë se duhet ta braktis se ne nuk po fitojmë. po e mbaj me një farë shprese, por shpresa po na humbet. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë e braktisën, disa ikën jashtë, disa nëpër qytete punojnë kamarierë dhe është drejt zhdukjes.

Lulzim Basha: Medi hajde këtu…njerëz jemi të gjithë.

Nga ana e tij, kreu i PD, Lulzim Basha thotë se prioritet i qeverisë së ardhmshme do të jetë mbështetja në bujqësi dhe blegtori.

“Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen. Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në treg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve”, premtoi Basha.

20200706 122553

Artikulli paraprakE Djathta fitore historike në Kroaci
Artikulli tjetërProjekti fantazëm Milot-Fier, 5 ditë pas shfaqes propagandistike tenderi nuk ekziston. 4 pyetje që Balluku dhe Rama duhet t’u japin përgjigje