I riu me familjen bllokohen në Suedi: I kam shkruar Ramës, por nuk kthen përgjigje…

I riu Aglentin Llapa ka pasur sot një komunikim me Fax News, për shkak se ka mbetur i bllokuar në Suedi së bashku me familjen e tij, pasi kishte shkuar për pushime.

Llapa tregon se për shkak të bllokimit të të gjithë fluturimeve, familja e tij nuk ka mundësi që të kthehet ndërsa shton se mamanë e ka të sëmurë, dhe farmacitë nuk u japin ilaçe.

I riu shqiptar tregon më tej se i ka shkruar dhe kryeministrit Rama në portalin e tij, shqiperia që duam, por nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht.

“Shkova në Suedi për pushime me familjen, kam ngelur këtu, janë anuluar të gjitha fluturimet nuk kemi si të kthehemi.

Kam shkruar tek portali i Ramës, nuk kthejnë përgjigje. Kam mamanë të sëmurë, farmacitë këtu s’japin ilaçe, nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne.

Këtu janë më shumë se 21 shqiptarë që duan të kthehen, dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje as nga ambasada as nga ministria”, u shpreh Llapa.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë kthimi i emigrantëve në Shqipëri, të cilët kanë mbetur jashtë vendit, për shkak të anullimit të fluturimeve, por mesa duket Suedia nuk është në listën e shteteve të para, nga ku do të bëhen kthimet.

Artikulli paraprakBardhi: Buxheti ka para, por Rama nuk ka prioritet ndihmën për shqiptarët!
Artikulli tjetër“Hakmarrje për Brexit”/ Kush e infektoi me Covid-19 kryeministrin Boris Johnson