I njëjti gazetar në dy debate televizive në të njëjtën kohë!

Ajo që habit në debatet televizive është tkurrja ku është ngushtuar rrethi i debatuesve që i serviren publikut aq sa të njëtin gazetar mund ta shohësh në të njëjtën kohë në shumë televione njëherazi.

Rasti flagrant ëshstë  këtë të enjte. Gazetari Enton Alibekaj ka habitur shikuesit që po e shikojnë tani direkt edhe në emionin “Opinion” të Fevziut edhe në emision “TPZ” të Rakipit.

Në emisionin e Fevziut, Alibekaj po flet për emigracionin dhe tkurrjen e popullsisë, ndërsa në emisionin “TPZ” po flet për ligjin e ri të qeverisë për mediat që rikthen censurën dhe dënimet ndaj mediave. Të dy emisionet pretendojnë se janë direkt, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me mos korrektëse ndaj opinionit.

Që të dy emisionet të jenë direkt duhet të besojmë se Alibekaj është në të njëjtën kohë edhe tek Klani edhe tek News24 dhe për të besuar këtë duhet që të besojmë se gazetari ka aftësi të tilla sa mund të gjendet në dy vende në të njëjtën kohë. Të paktën të sqarohet opinion publik se ku është Alibekaj i vërtetë dhe ku është me regjistrim.

Artikulli paraprakOSBE në Vienë jep alarmin: Qeveria “Rama” po shkel të Drejtat e Njeriut dhe lirinë e fjalës
Artikulli tjetërRaporti i DASH: Në Shqipëri e pamundur të bësh biznes, PPP-të kanë zvogëluar mundësitë për garë