I neveritshëm, i pacipë, karagjoz… reagimi i fortë i Vretos ndaj Ramës

Shqiptarët jane në vitet më të vështira në këto 100 vitet e fundit. Udhëhiqen nga një psikopat, ordiner dhe matrapaz që me papërgjegjshmërinë dhe dashakeqësinë ndaj vendit ka shkatërruar ekonominë dhe ka ulur kredibilitetin e popullit tek ndërkombetarët.

Është për të ardhur keq se si ky ordiner, psikopat dhe matrapaz, ka grabitur votën dhe ka 22 vjet që po grabit dhe shkatërron shqiptarët. I neveritshëm në drejtim, i pacipë në sjellje, karagjoz në veshje, populist në veprime, mashtrues në artikulim, me vese nga më të çuditëshmet, arriti të poshtërojë popullin, duke detyruar 500 000 persona që në harkun kohor prej 7 vjetësh të braktisin vendin dhe të bëhen vasalë tek popujt e perëndimit.

Karagjozi me çitjane, si trashëgimtar i pjellës më të fëlliqur të kombit, si pasardhës i degjeneratave enveriste, nuk e do integrimin e vendit në BE dhe ka bërë ç’të mundq që të shkatërrojë këtë proces të ndërtuar me aq mund nga qeveria demokratike. Jeta e tij sedentare (por jo nga frigoriferi që rrinte plot se ishte i biri i kristaq litarit) duke dhunuar gra e rrëmbyer grate e shokevë, bëri që të shkatërrojë jetën e mijërave familjeve që sapo filluan të krijonin shtrat dhe të gëzoheshin me punën e tyre.

Gjakëpirësi, me premtime boshe i mashtroi, për legalizime falas, sikur dhe Enveri të ngjallej nga varri nuk do ju shkatërrohej prona (në fakt ka marrë fadromat dhe po i shkatërron duke selektuar ato qe mendon se janë të kupolës mafioze), premtoi ulje të cmimit të energjisë (ne fakt burgosi 38 000 kryefamiljarë dhe e rriti atë nga 7.7 lek në 12.0 lek), premtoi shëndetësi falas (është dyfishuar cmimi në ilace dhe pesfishuar në operacione apo shërbime të tjera), premtoi rritje pensionesh, pagash dhe ndihmë ekonomike (në fakt nuk e rriti por dhe inflacionin nuk e kompesoi), premtoi se me reformën territoriale do shkurbtonte shpenzimet dhe shërbimi do ishte më pranë qytetarit (në fakt, shërbimi nuk egziston më por dhe shpenzimet jane rritur sepse është dyfishuar numri i punonjesve), premtoj se do mblidhte taksat nga bizneset dhe doganat duke i përdorur ato ne rritjen e cilësis së jetes për qytetaret, si rrugë, ujësjellësa, kanale vaditëse, subvensione, spitale, shkolla, qendra shëndetësore, rritje pagash e pensionesh, ndihma ekonomike etj (por në fakt, parate e grumbulluara janë vjedhur nga një grup i vogel oligarkësh me në krye oligarkët e vegjël në rrethe dhe kryeoligarku edver në kupole), premtoi arsimim falas dhe universitete të pavarura (në fakt, falas jo se jo por shkatërroi arsimin dhe centralizoi universitetet), premtoj, punë për të gjithe duke hapur 300 000 vende pune (në fakt, detyroj 500 000 shqiptarë të merrnin cantat në krah dhe te iknin nga sytë këmbët për mos u kthyer më kurrë në vendin e tyre).

Karagjozi me çitjane, turpi kombit që duhet tërhequr zvarrë, pengoi hapjen e negociatave në 2012-ën, duke mos miratuar tre ligjet sepse i ishte shkelur e drejta për të pas rilindja e vdekur, kryetarin e qarkut Fier, (një turp i vërtetë që djali enverit penalizoi Shqipërinë për mustaqet e Çelos, në fakt, e vërteta ishte se do zbatonte me përpikmëri amanetin e etërve që kurrë me perëndimin por me vrastarët komunistë të Bashkimit Sovjetik). Autokrati në thelb dhe altruisti në veprime ka 7 vjet që mashtron se u hapen negociatat, madje duke festuar me shampanjë, duke blerë edhe disa diplomatë me miliona dollare dhe ata çirreshin se u hapen, ne fakt ishin hapur vetëm vlahutinkat dhe milionat e derguara nga droga që gjelbëroi vendin per vite me radhe.

Negociatat nuk u hapen edhe këtë vit duke qartësuar se me poturrexhiun rama nuk hapen kurrë, europa tregoi se nuk eksporton krimin në vendet e saj, nuk pranon një vend ku votat vidhen dhe pushteti drejtohet nga mafia, nuk fut në gjirin e saj një vend ku ska drejtësi dhe barazi para ligjit për të gjithë njëlloj, nuk mund të ulet me halabakët që shkatërruan gjykatën e larte dhe kushtetuese, nuk mund të bashkëbisedojë me mashtruesit që kanë kthyer sistemin monopartiak, dhe dekretet i interpretojnë veglat edverit sipas oreksit, nuk besojnë tek pasardhësit e klyshëve të kuq dhe oligarkia që ka shkatërruar ekonominë.

Dëgjoj që kërkojnë të dorëhiqet kryebanditi Rma, unë, s’jam aspak dakort që i kërkohet një njeriu të papërgjegjshëm dorëheqja, por këmbëngul të bëhemi të gjithë bashkë i madh e i vogël, burra dhe gra, të djathtë e të majtë dhe ta nxjerrim nga zyrat, si qen të lagur duke e dorëzuar tek drejtesia, nga ato zyra që i ka zaptuar me forcë, që ushtron pushtet nga votat e vjedhura duke transformuar vullnetin e sovranit. Populli nuk duhet penguar të marrë në dorë fatet e veta, jo vetëm për pushtetin qendror por edhe lokal ku po bëhet batërdia, kryetarët e komiteteve të emëruar, janë kthyer në sheikë të vegjël dhe nga megalomania po shtypin njerzit me këmbë, nuk dine se sa para kane, vetëm rrisin taksat dhe grabisin qytetarët, veshin zonjat me flori, jetojnë në luks, shtojnë numrin e shtepive, bëhen aksioner në HEC-e,nuk po flas për kukulla barbi dhe shpenzimet marramendëse me to.

Partia Demokratike, opozita dhe gjithë dashamirësit e kombit, nën drejtimin e liderit z. Lulzim Basha, duhet të shpëtojnë vendin nga kthetrat e mafies të drejtuar prej kryemafiozit edver nuk duhet të presin, asnjë sekondë, por të harmonizojmë faktorin e brendshëm të sinkronizuar me atë ndërkombëtar dhe të triumfojmë mbi te keqen.

Fëmijët tanë nuk do na e falin nëqoftëse ne nuk veprojmë para se të jetë shumë vonë!

Askush nuk na ndal për të thënë të vërtetën!

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd
20-10-2019

72738752 3115132455226703 3873976710475022336 n

Artikulli paraprakSi u zbyth Rama nga padia ndaj Bild, dërgoi vetëm një…
Artikulli tjetërBasha: Qeveri e re nga zgjedhje të lira dhe të ndershme