“I forti i Pazarit” flet për pazar!

Nga Ermal Peçi

Gjatë ditës së djeshme pas një sërë promovimesh të jetës fizike, u rikthye në skenë “I Forti i Pazarit të Ri”, Ilir Meta. Ashtu siç e ka zakon “i forti i pazarit” nisi sulmet për t’i rënë më të fortëve, atyre që nuk i shantazhon dot, që nuk kanë varësi dhe për më shumë asnjë borxh politik. Në shkrimet e mëparshme kam shkruar se dy njerëzit më të sulmuar mediatikisht, por dhe politikisht që kanë bërë dinosaurët politikë të trazicionit, por edhe nga trinomi politikë-oligarki-krim, janë Lulzim Basha dhe Altin Dumani i SPAK. Këtij avazi iu bashkua dhe “I Forti i Pazarit” me sulme, të cilat janë vetëm fantazi dhe shpikje e politikës së vjetër, e cila i trembet humbjes së pushtetit politik, por edhe përballjes me drejtësinë. Frikë, e cila vjen nga mëkatet që i “forti i pazarit” e di më mirë se kushdo tjetër çfarë ka bërë në 33 vite që ka pasur pushtet pothuajse absolut. Foli për ish-shefa dhe për pazare politike, me tone të ashpra gati-gati kërcënuese, por gjithçka kthehet në ironike në fakt, kur i forti i pazarit të akuzon për pazare. Nuk ka asnjë doktrinë politike, asnjë filozof që nga Greqia e Aristotelit apo Platonit të shpegojë lëvizjet e politike, nga e majta tek e djathta, nga e djathta tek e majta pa pasur një bilanc të marrëveshjeve politike, por anasjelltas këto kapërcime ylberesh politikë kanë pasur qëllim vetëm pazaret e arritura për të forcuar pushtetin personal politik dhe financiar. Ju drejtua Bashës dhe demokratëve duke i rikujtuar ish-shefin e PD-së, të cilin demokratët e kanë njohur për kryetar dhe si një njeri që ka meritat, por dhe të metat e veta në historinë e PD-së. Ish-shefi juaj, por ndërkohë në qoftë se ka pasur një person që e ka pasur shef dhe e ka akoma shef Sali Berishën ai është i “ forti i pazarit të ri”, i cili mund të ndrrojë emrin e partisë, por qëllimin e kanë të njëjtë, “Pazar” me tokën e shqiptarëve. Tek ky “Pazar” nisën dhe problemet e PD-së, e cila paguan 7% e 21Janarit çdo ditë e çdo vit, pak e kujtojnë se nga u realizua 21 Janari, por ishte pikërisht video përgjimi i të ndjerit Prifti, ku Ilir Meta fliste për pazare, më pas të gjithë e dimë si vajti historia, por dhe fakti që Berisha nuk e lëshoi erdhën pasojat e tmerrshme për shoqërinë dhe për PD-në. Por sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë Ilir Meta po përdoret nga Berisha si një lëvizje Kuislinge për të marrë PD-në, u përdor në 6 mars, u përdor në 14 maj dhe në çdo moment të mundshëm, por pa ndonjë rezultat. I gjendur në një situatë presioni nga ish-shefat e tij, ku i duhet në një anë të përdoret nga Berisha për të marrë PD-në, në anën tjetër të rekrutimit nga Edi Rama i të gjithë njerëzve më të afërt të tij, e blerja e fundit e ka emrin Vangjel Tavo, i cili u bë prefekt i Vlorës, “i forti i pazarit” kërkon të mbijetojë duke sulmuar të vetmin njeri, i cili i ka dalë kundër këtij establishmenti politik . Prandaj kur “i forti i Pazarit të Ri” flet për pazare qeshni se nuk e ka seriozisht!
Është një kartë e djegur politike dhe makinacionet e tij janë lehtësisht të parashikueshme e të lexueshme për gjithësecilin prej nesh.

Artikulli paraprakRaporti i KLSH/ Miliarda lekë abuzime me tenderat e QSUT, trashëgimia që la Albana Fico
Artikulli tjetërTrafik ndërkombëtar droge me miliona euro false, arrestohen 8 shqiptarë në Spanjë. Të ardhurat e majme dhe jeta e luksit