Humbin jetën nga Covid-19 nënë e bir (Foto)

Nën e bir kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Arifi nga Zhegra, pasi nënë Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19.

Haziri ka thënë se kjo është dhimbje e madhe për të gjithë dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri.

auto Screenshot 11631018985

Artikulli paraprak4 humbje jete nga Covid-19 dhe 740 të infektuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërHiqet pllaka përkujtimore e Musine Kokalarit!