Homazh njerëzor për bashkëqytetarin tim Verin….

Adriatik R.DOSTI

Covid 19 nuk ka kursyer as Enver Ismailin e njohur si Ver – Llapa nga bashkeqytetaret e mij te shumte tironas ….

Dhe nga sot e mbrapa ai njeriu i mire, bohemi i Rruges se Kavajes …nje lloj ikone e legjende qytetare ne llojin e vet …Ver-Llapa i 21 dhjetorit nuk do te jete me si cdo dite…ashtu i hazdisur…i qeshur…indiferent e grishes …plot humor por edhe fisnik e mirenjohes si pak kush ne qytet-kryeqytetin tim qe mban lloj e turli soj mileti ardhur nga te kater anet e Shqiperise….

Ne semafore…tek bordurat e Berberhanes se 21 …ne rrugen mitike te Kavajes…tek pallati i sportit ”F.Hoti” …ne trotuarin e ”Mihal Durit” e ne rrugicen Nikolla Lena …nga sot e mbrapa ai nuk do te jete me sic ka qene non stop per dite , jave, muaj e vite me radhe…

Bashkeqytetareve te mij do tu mungoje njeriu i mire Enver Ismaili …te cilin fatin i tij i keq …semundja e halli e kishin detyruar ta shpenzonte pothuajse krejt diten e tij rrugeve te Tiranes …

Por ishte njeri i mire Veri…ishte fisnik me plot kuptimin e fjales…ishte i semure mendor por nuk ishte as sherxhi, as agresiv e as i rrezikshem…perkundrazi paqesor , gazmor e mirenjohes si pak kush …

Kerkonte ndonje cigare…ndonje gje per te ngrene .,..ndonje 2 e 5 lerksh ne ate kohe e ndonje 1mije e 2 mije leksh ne kohet e sotme …e ne kembim te kesaj te thoshte plot humor…he ke qejf ta qis Llapen…ndaj dhe prej vitesh nga te gjithe ne qe jemi lindur , rritur e banuar ne Tirane njihej si Ver Llapa …

Dhe kurre nuk harronte per gjithcka qe i jepje dhe i dhuroje te te falenderonte nga zemra…e te kapte ne qafe…duke shtuar…zoti ta bofte mbare…zoti ti shtofte…te ruajte zoti ty e familjen tende….

Kishte shume miresi e njerzillik brenda shpirtit e zemres se tij…perpos portretit te jashtem qe po mos ta njihje nga afer edhe mund te te zhgenjente disi…

Heren e fundit …tre vjet me pare e rastisa tek trotuari i Mihal Durit prane rrugices qe te con tek Ambasadat…

E thirra vet …pasi Verin e njihja nga afer qe nga mesvitet 70 kur qeshe ne shkollen e mesme te Kultures tek 21 dhjetori…..shtanga kur mu kthye e me foli me emer …e duke qeshur shtoi…haha je buke e vjeter ti Tik Dosti dhe me perqafoi fort…

S’te kam pare prej kohesh me tha …ku ke qene e si ke qene…

Pasi i spjegova fare shkurt per sa me pyeti …ne cast mendova…sa njerez te mire ka qyteti im…pavaresisht fatit te tyre here – here krejtesisht te pa merituar e jo ne dore te tyre…por edhe sa anti njerez e palaco ka njekohesisht qyteti im qe jane te tille me vetedije te plote dhe kane zgjedhur vete te jene te tille …dhe ne cast mendja me shkoi tek njeri prej tyre i ashtuquajturi ”kryeqytetari-alias kryebasjhkiaku” i Tirones sone fshatari pervers , vemja e bastrdi i Terpanit Erion Veliaj…

Nxorra portofolin …kapa nje 10 mije leksh dhe ja vura Verit ne balle …duke e perqafuar …a ta qis pak llapen me tha menjehere…dhe filloi te qeshte…

Jo jo i thashe …vetem me thuaj nja dy-tre here Rama ik…po me tha plot humor …jo 2-3 here por gjithe diten me t’thon Rama ik …ene ik pirdhu po deshe s’lodhem fare…dhe shtoi….osht budall ai Tiko …mos e nigjoni ate….ene une jom mo i zgjut se ai…qesha fort…e perqafova perseri i urova cdo te mire dhe vazhdova rrugen time teksa isha nisur te beja nja dy fotografi tek ish shkolla ime e mesme e Kultures ngjitur me berberhanen e famshme te 21 dhjetorit …

Dhe mbreme vone kur miku im i mire e i hershem Ed Bermema me dha lajmin e largimit nga kjo bote te njeriu te mire e bashkeqytetarit tim shume te hershem Verit…me erdhi keq vertet…

Te qofte Dheu i lehte e prehu ne Paqe ….ishin shprehjet qe me dolen nga zemra …lamtumire bashkeqytetari im fisnik e dinjitoz qe perpos Malit me halle …fukarallikut e semundjes tende te hereshme per aq sa jetove…jetove me nderin e te qenit qytetar i mire e i ndershem e qe si bere kurre keq askujt …

Artikulli paraprakA duhen përdorur bombulat e oksigjenit ndaj Covid-19 në shtëpi? Flet mjeku që punon në Itali
Artikulli tjetërDështimi me Integrimin – faqja aspak e bardhë e keqqeverisjes