Hollanda e prerë: Nuk ka dritë jeshile për Shqipërinë në BE, plotësoni kushtet, Maqedonia kalon

Edhe në fillim të kësaj pranvere me sa duket Holanda nu ka ndërmend të ndryshojë qëndrim për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa kjo është kënë të kuptohet nga një deklaratë e bërë nga ministri, Stef Blok pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian.

Sipas tij nuk ka dritë jeshile për Shqipërinë ndërsa tjetër qëndrim ka për Mqedoninë e Veriut, teksa argumentoi se kjo ndodh kur përmbushen të gjitha kriteret dhe në këtë kontekst nga vendi ynë pret më shumë rezultate.

“Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret. Për Holandën, Maqedonia e Veriut ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate“, ka deklaruar Blok.

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u përballën me refuzimin e BE-së për të hapur negociatat, ndërsa e para u përfol shpesh se u penaliziua për shkak të vendit tonë.

Drejtuesit e Unionit pranuan se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur premtimet e saj, siç është Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë, çka solli edhe ndryshimin e emrit, por disa vende të BE-së shprehën dyshime për përparimin e Shqipërisë.

Një nga zërat më kundër vendimit pozitiv ishte presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ndaj Shqipërisë aipërmendi si pengesë kryesore emigrimin masiv, por si për të justifikuar qëndrimin e tij, tha gjithashtu, më parë ishte sipas tij reformumi i mënyrës së pranimit të vendeve kandidate në BE, ndërsa qëndrimet e tij së fundmi duken se kanë ndryshuar.

“Procesi i zgjerimit do të marrë një fokus kryesor në samitin e Zagrebit i cili do të mbahet në muajin maj të vitit 2020. Ky takim do të jetë një moment uniteti dhe avancimi për Europën. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate”, u shpreh Macron në fillim të janarit të këtij viti duke lënë të kuptohet se Franca do ndryshonte qëndrim në lidhje me Shqipërinë.

Artikulli paraprakItalia me 283 të infektuar, sot takim emergjence ndërmjet ministrave të shëndetësisë së BE-së
Artikulli tjetër“Po tha shef Edi karantinë, do bëhet karantinë spitali dhe pikë”! Reagon Berisha: Larg duart nga Kavaja