Holandë, kryeministri i shpëton votëbesimit në Parlament

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në Parlament mbrëmë vonë, i shpëtoi shkarkimit, disa orë pasi ministri i tij i Jashtëm dha dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ka marrë pjesë në një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ministri i Jashtëm, Halbe Zijlstra, dje paraqiti dorëheqje, pasi pranoi në Parlament se ka gënjyer se personalisht e ka dëgjuar Putinin, duke folur në vitin 2016, për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në Evropë.
Ligjvënësit opozitarë ishin të tmerruar me këtë mashtrim të ministrit Zijlstra dhe kanë kërkuar votim të mosbesimit për kryeministrin në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Holandës. Por, votimi ishte në favor të kryeministrit Rutte me 101 vota për dhe 43 kundër.
Rutte më parë e ka mbrojtur ministrin Zijlstra, duke thënë se vërejtjet e tij për ekspanzionizmin rus tingëllojnë si të vërteta.

Artikulli paraprakRita Ora vjen në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë
Artikulli tjetërRusia planifikon rindërtimin e industrisë së shkatërruar të Sirisë