Hidhet shorti, këto janë çiftet e 1/8 të Ligës së Kampionëve

Është hedhur shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me kampioni në fuqi Bayern Munich që do të përballet me Lazion.

Ndeshja kryesore e këtij rrethi pritet të jetë ajo mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Kjo do të jetë hera e parë që Barça dhe PSG-ja do të takohen që prej atij rikthimit të famshëm të katalonasve në vitin 2016.

Një ndeshje tjetër që pritet të ngjallë interesim të madh është ajo mes Atletico Madridit dhe Chelseat.

Liverpooli i Jurgen Klopp do të përballet me RB Leipzig, ndërkohë që Manchester City me Borussia Dortmund në dy përballje mes gjermanëve dhe anglezëve.

Juventusi i Cristiano Ronaldos kishte fat në short, pasi i ra Porto, ndërkohë që Real Madridi do të përballet me Atalantan.

Datat e ndeshjeve
Ndeshjet e para: 16/17/23/24 shkurt
Ndeshjet e kthimit: 9/10/16/17 mars

Screenshot 1 51

Artikulli paraprakNis sot vaksinimi kundër COVID-19 në SHBA
Artikulli tjetërLoti i të rinjve që nuk pikon vetëm prej gazit lotsjellës