Hetuesit italianë: Gaia Mogherini e lidhur me trafikantë droge nga Shqipëria

Është arrestuar sërish nga policia italiane, Gaia Mogherini, mbesa e përfaqësuese së lartë të BE për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Federica Mogherini. Ajo është mes 21 personave të arrestuar nga karabinierët sot në kuadrin ne një operacioni të koordinuar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia e Romës. Akuza është ajo e shpërndarjes së kokainës në diskoteka e lokale të ndryshme të kryeqytetit italian. Nga Roma, 26 vjeçe, Gaia Mogherini është vajza e vëllait nga babai të ish-ministres së jashtme të Italisë, shumë më i madh se ajo. Vajza ishte arrestuar edhe më 2016, bashkë me 15 të akuzuar të tjerë për shpërndarje dhe zotërim lëndësh narkotike. Sipas kreut të akuzës, Gaia Mogherini kishte marrë më 28 shkurt 2015 “një sasi të pasaktësuar lënde narkotike të tipit kokainë, që shkonte përtej limitit të konsumimit personal”, nga Manuel Zumpano, djali i një bosi të malavitës romane.
Sipas hetuesve, të dy kishin siguruar sasi të mëdha lëndësh narkotike për shitje, duke pasur kanale dhe kontakte direkt në Spanjë e Shqipëri. E dënuar me tre vjet më 2017, tani Mogherini është në arrest shtëpie.

Artikulli paraprakPutin, Rohan dhe Erdogan takohen në prill
Artikulli tjetërGjykata franceze dënon Bielsa, do t’i paguajë 300 mijë euro klubit Lille