Helmohen 7 nxënës në Fier, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një reaksion kimik në laboratorin e kimisë së Shkollës se Mesme të përgjithshme ‘Janaq Kilica’ në Fier ka shkaktuar panik tek nxenesit dhe në mbarë shkollën.

Mësohet se nxënësit kanë qenë në oren e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Mësohet se 7 nxënës kanë dale nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, që ka krijuar më së shumti panik te nxënësit.

 

Artikulli paraprakKu shkon shpirti ynë kur ëndërrojmë? Ky sekret nga lashtësia do t’ju drithërojë
Artikulli tjetërDjathi, sekreti për një jetë më të gjatë dhe metabolizëm të shpejtë