Hekurudha në protestë, bllokohet hyrja e rrugës te Ura e Dajlanit

Punonjësit e hekurudhës bllokuan hyrjen e rrugës tek Ura e Dajlanit. Rruga është bllokuar për më shumë se një orë dhe si pasojë lëvizja e mjeteve u vështirësua dhe u krijua trafik edhe në hyrje të portit. Protesta ishte për kushtet e punës dhe kundër falimentimit të këtij sektori. Kryetari i Sindikatës së Hekurudhave Shqiptare, Osman Meta tha se, punëtorët kanë 4 muaj që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, kurse pagat i marrin me vonesë. Në protestën e tyre sindikalistët kanë bërë me dije se, Hekurudhës Shqiptare i janë bllokuar të gjitha burimet ekonomike nga koncesionarët. Ata thanë se pengimi i hyrjes së trenave në port, transporti i mallrave po falimenton.

Artikulli paraprakRektorati: Kule dhe Koni njoftuan Tahirin për kërcënimin e Shullazit
Artikulli tjetërAksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç teksa po shkonte në shkollë