Aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç teksa po shkonte në shkollë

Një fëmijë vetëm 10¬ vjeç humbi jetën, pasi u përplas nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën. Aksidenti ndodhi në Velipojë, në zonën e quajtur Sektor dhe fëmija që u përplas për vdekje ka iniciale V.Sh. Policia bëri të ditur se shoqëroi drejtuesin e mjetit. Sipas policisë, në Velipojë, Shkodër, shtetasi Lush Gjelaj, 53 vjeç, banues në Velipojë, duke drejtuar mjetin “Benz”, me targa SH 7355 D, ka aksidentuar shtetasen me iniciale V. Sh, 10 vjeç, banuese në Velipojë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen.
Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e djeshme, ku një furgon që transportonte nxënës është përplasur me një “Fuoristradë” në aksin Pukë¬-Qelëz, e për pasojë katër prej tyre janë plagosur. Burimet zyrtare thanë se, nxënësit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila bëri të ditur se po heton për shkaqet e aksidentit. Bëhet e ditur se dy drejtuesit e automjeteve do të merren në pyetje për hedhur dritë rreth ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakHekurudha në protestë, bllokohet hyrja e rrugës te Ura e Dajlanit
Artikulli tjetërKanabis dhe heroinë nga Shqipëria në Zvicër, zbulohet rruga e re e trafikut