Hashashi rrezik si piramidat e ’97-ës

Ekspertët e ekonomisë  Xhepa dhe Malaj paralajmërojnë se kanabisi mund të ketë pasoja të rënda në ekonominë e vendit, duke e sjellë atë në nivelet dhe problemet e krizës së viteve 1996-1997 me firmat piramidale dhe rritjen e papunësisë dhe problemeve sociale. Në përgjigje të deklaratave propagandistike të këshilltares së kryeministrit, Irena Beqiraj se qeveria ka ndërmarrë disa nisma sociale të majta, ekonomisti Selami Xhepa, zv/rektor i UET, ka thënë se ekonomia ka një sërë problemesh. Këto u deklaruan gjatë një debati me ekonomistë e specialistë të financave gjatë emisionit “Ekopolitikë”. Gjithashtu zoti Xhepa deklaroi se vetëm 53% e forcës së aftë për punë është në punë, ndërkohë që emigracioni është i lartë. Përfaqësuesi i Konfindustrias Gjergj Buxhuku tha se, gjendja e ekonomisë është e keqe dhe papunësia vetëm sa rritet edhe pse ka emigracion masiv. Buxhuku tha se, Shqipëria praktikisht paraqitet në nivele të ulëta për thithjen e investimeve të huaja. E dyta, është kreditimi. Ka besimin e biznesit për të marrë kredi, e dyta, ka faktin nëse ka tregje realisht ku mund të investohet. Kjo është politikë e mirëfilltë e qeverisë.
Profesori i Ekonomisë, Arben Malaj, rektor i Universitetit “Luarasi”, thotë se nëse punësimi është rritur dhe mbështetja sociale është rritur, atëherë diçka çalon. Duke folur për çështjen e kanabisit, zoti Xhepa mendon se situata mund të përfundojë si ajo e 1997-ës me firmat piramidale. Ndërsa, Malaj theksoi se situata është alarmante për ekonominë dhe se më shumë para po shkojnë për buxhet se sa për arsimin. Më pas, Malaj vazhdoi se treguesi i parë që duan shqiptarët është punësimi. “Në qoftë se themi se punësimi është rritur dhe paketa sociale është rritur, diçka nuk shkon. Sepse thelbi i punësimit, është që të fusë sa më shumë njerëz në kontributin për t’u rritur ekonomia e tyre, t’u krijojë atyre sa më shumë të ardhura. Mbështetja mund të ketë ardhur për pjesën më të dobët të shoqërisë. Në qoftë se u rrit emigracioni, u rrit, sepse u bë një situatë shumë e vështirë. Edhe reduktimi i ekonomisë informale duhet bërë, duke krijuar mundësira, jo duke e shtypur atë, pasi do të gjejë mënyra tjera për të mbijetuar. Ose do të angazhohet në aktivitet kriminal, ose do të iki. Lidhur me politikat fiskale për atë situatë që u mor vendi kanë karakter shtrëngues. Ato nuk e ndihmojnë ekonominë e vendit. Mundësinë qeveria e ka të kufizuar. Politikat monetare të Bankës së Shqipërisë ka qenë në krahun lehtësues”, deklaroi zoti Malaj. Tablloja e profesorit të ekonomisë tentoi që t’i afrohej sa më shumë realitetit.
Edhe zoti Xhepa është deklaruar për një situatë gri të gjendjes sociale të vendit. Ai ka deklaruar për shifrën e lartë të të papunëve edhe pse emigracioni gjithashtu është i lartë. Për z.Xhepa gjatë këtij viti 28% ka humbur forcën e punës, ku Shqipëria vjen pas Bosnjës, por jo me ndonjë diferencë të madhe. Sipas tij, situata më dramatike paraqitet në Bosnjë me vetëm 2% më shumë. Ai më pas bën edhe një ekspoze te gjendjes së eksporteve dhe vë re se ato po shohin rënie. Më pas, zoti Xhepa vazhdoi: “Kemi të bëjmë me probleme të tjera si me kreditimin e ekonomisë. Ky problem mban akoma peng ekonominë e vendit. Në qoftë se kreditë e këqija vazhdojnë të rriten, është çështje që e mbajnë peng ekonominë. Aksioni informalitet e shikoj sikur ka vdekur. Duhet një koncept sistemik i sjelljes. Fakti që është ndaluar më bën skeptik”.
Në diskutimin rreth çështjes së kanabisit shumica e pjesëmarrësve në debat shprehën shqetësim të madh, pasi ky fenomen do të sjellë shkatërrimin e ekonomisë, madje Xhepa e sheh si një rrezik që mund të sjellë ngjarjet e 1997, me firmat piramidale dhe karakteristikat e asaj kohe.

Vetëm 53% e forcës së punë është e punësuar

Xhepa: Jam dakord që ka pasur përpjekje nga qeveria për të ndihmuar grupet vunerabël. Janë përpjekje të lavdërueshme, por nga ana tjetër rezultatet që duhet të masim progresin e shoqërisë, unë mendoj se është shqetësuese edhe për qytetarët shqiptarë dhe për sektorin e komunitetit të biznesit. Sa i takon qytetarëve, ndalja në një vit dhe në një muaj na e ngushton horizontin.
Ne sërish kemi zhvillime shqetësuese në planin social. Shqipëria ka vetëm 53% të forcës së punës ta ketë të punësuar. Vetëm 53% e forcës së punë të jetë e punësuar është shqetësues. Ne vazhdojmë që të shikojmë fenomenin e emigracionit.
Kjo bën që shumë nga indikatorët tregojnë se Shqipëria është burim emigrimi. 28% ka humbur forcën e punës, ndërkohë që më dramatike ishte Bosnja me 30%. Ka probleme në sektorin real të ekonomisë. Fakti që eksportet vazhdojnë për të tretin vit të bien. Goditja ka ardhur nga tregjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ka pasur një rritje të prodhimeve bujqësore.
Kemi të bëjmë me probleme të tjera si me kreditimin e ekonomisë. Ky problem mban akoma peng ekonominë e vendit. Në qoftë se kreditë e këqija vazhdojnë të rriten, është çështje që e mbajnë peng ekonominë. Aksioni informalitet e shikoj sikur ka vdekur. Nuk vazhdon që u nis me energjinë elektrike që të vihej në disiplinë. Duhet një koncept sistemik i sjelljes. Fakti që është ndaluar më bën skeptik.
Buxhuku: Sektori që ka performuar më mirë është sektori energjetik. Aksioni prodhoi efekte pozitive që vazhdojnë. Në sektorët e tjerë për hir të vërtetës, gjendja është e vështirë dhe sipas nesh kanë munguar politikat e mirëfillta ekonomike. E para, konkurrueshmëria e vendit është e ulët. Këtë e provojnë shifrat.
Shqipëria praktikisht paraqitet në nivele të ulëta për thithjen e investimeve të huaja. E dyta, është kreditimi. Ka besimin e biznesit për të marrë kredi, e dyta, ka faktin nëse ka tregje realisht ku mund të investohet. Kjo është politikë e mirëfilltë e qeverisë. Niveli i kredive të këqija. Janë në rritje. Të shoqëruara këto edhe me një papunësi që nuk po bie fare edhe pas emigracionit masiv.
Malaj: Treguesi i parë që duan shqiptarët është punësimi. Në qoftë se themi se punësimi është rritur dhe paketa sociale është rritur, diçka nuk shkon. Sepse thelbi i punësimit, është që të fusë sa më shumë njerëz në kontributin për t’u rritur ekonomia e tyre, t’u krijojë atyre sa më shumë të ardhura.
Mbështetja mund të ketë ardhur për pjesën më të dobët të shoqërisë. Në qoftë se u rrit emigracioni, u rrit sepse u bë një situatë shumë e vështirë. Edhe reduktimi i ekonomisë informale duhet bërë duke krijuar mundësia, jo duke e shtypur atë pasi do të gjejë mënyra tjera për të mbijetuar.
Ose do të angazhohet në aktivitet kriminal ose do të iki. Lidhur me politikat fiskale për atë situatë që u mor vendi kanë karakter shtrëngues. Ato nuk e ndihmojnë ekonominë e vendit. Mundësinë qeveria e ka të kufizuar. Politikat monetare të Bankës së Shqipërisë ka qenë në krahun lehtësues.

Akuzat e opozitës për rritjen ekonomisë informale nga kanabis

Malaj: Për mua ka qenë alarmante edhe pse kam punuar me Guardia di Finanza që të dalë një përfaqësues dhe të thotë se edhe unë po të kisha një dynym tokë do ta mbillja kanabis se sa foragjere, kjo është e tmerrshme. Është toleruar pavarësisht nga arsyet, kultivimin e bimëve narkotike.
Një individ mund të bëhet i pasur nga droga përkohësisht. Ne i dimë vendet që e kanë toleruar dhe kanë rënë viktima. Gjithë asistenca shkon si të luftosh drogën se sa si ta zhvillosh vendin. Të arrestuarit për drogën janë mijëra vetë. Kur arrestohet një në familje, bien të ardhurat dhe ikën krahu i punës. Bien të ardhurat për arsim, shëndetësi. Na është rritur më shumë buxheti për burxhet se sa buxheti për arsimin.
Buxhuku: Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare e ngre si shqetësim kanabisin, ajo duhet të japi edhe bashkëpunimin për një zgjidhje rrënjësore. Në qoftë se do të lihet në kufijtë e Shqipërisë, nuk do të zgjidhet. Është i njëjti fenomen me Piramidat e ‘97-s. Është fenomen i ngjashëm. Nga ana tjetër, supozoni sikur Shqipëria e legalizon kanabisin do të prodhohen sasira kolosale. Në qoftë se nuk e ke legalizuar në vendet pritëse, atëherë problemi do të jetë i qeverisë.
Xhafaj: Ekonomia e kanabisit është ekonomi kriminale pasi ka grupe të armatosura. Nuk ka asnjë dyshim se ka një lidhje të fortë midis ekonomisë informale dhe deformimit elektorale.

Artikulli paraprakMediu: Dy çështjet ndaj Tahirit nuk i kap ligji
Artikulli tjetërFaqja e pare