Harajdinaj flet pas kërcënimit të Ramës me gjyq: Ka qënë pjesë e grupit për copëtimin e Kosovës…

Pavarësisht kërcënimit me një proces gjyqësor nga ana e Edi Ramës, kryeministër në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj duket se nuk ka ndërmend të ndalojë së demaskuari se ai së bashku me Hashim Thaçin kanë qenë pjesë e një grupi i cili planifikonte ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Serbinë.

Duke folur paraditen e sotme përpara  shtatores së heroit Zahir Pajaziti me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj, nuk është vetë-censuruar duke lëshuar sërish akuza për të gjithë ata që synonin copëtimin e Kosovës, për të cilën u derdh gjak.

Për herë të parë në ligjërimin e tij për këtë temë Haradinaj, përveç Hashim Thaçit dhe Edi Rama ka përfshirë edhe ambasadoren e Kosovës në OKB Vlora Çitakun.

‘Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë.

Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Vlora Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiç’, tha Haradinaj përpara shtatores së heroit të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, Zahir Bajaziti.

Kurtin do ta përkrah nëse punon në interes të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrahë Albin Kurtin nëse ai do të punojë në interes të vendit.

“Ai do të jetë kryetar i qeverisë së vendit nëse e voton parlamenti, i uroj suksese,  nëse punon në interes të vendit do ta përkrahi nëse jo do ta kundërshtojmë”, tha Haradinaj në një prononcim për median pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen e Kosovës, kanë bërë gabim të madh.

“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj, qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit.

Por, po është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës (fushatës) për ndarjen e Kosovës në emër shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë, presidenti Vucic, Rama, do i keni të gjithë në emaile ndërkombëtare, në media dhe në Ëikileaks angazhimet e tyre”, tha Ramush Haradinaj.

kk

Artikulli paraprakTë rinjtë me besimin tek PD dhe lideri Lulzim Basha do të shembin politikën e ngritur mbi krimin dhe korrupsionin
Artikulli tjetërKodi i prishur i Edi Ramës dhe armiqësia ndaj Kryeministrit të Kosovës