Haradinaj tregon përplasjen me Ramën: I thashë ‘Shih punët e tua, boll dole me përralla’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin KTV, ka treguar përplasjen që ka patur me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Haradinaj ka thënë se ia ka bërë të qartë Ramës që të distancohej nga deklaratat e tij për Kosovës, pasi ato keqkuptohen.
Më tej Haradinaj thotë se deklaratat që bëhen në Shqipëri nuk mund të bëhen në Kosovë, pasi ndryshojnë rrethanat.
“Kshu gjithkush me ardh me na tregu ne si të bëjmë punët e shtëpisë…ku mbetëm ne. Ki bollë telashet e tua…. Shih problemet e tua…Në vigjile të pavarësisë me dal me prallue. Nuk është Kosova si në Shqipëri. Tjetër nder ka në Kosovë dhe tjetër në Shqipëri. Këtu duhet me u mat… Ashiqare ai ka shtëpinë e vetë, ne kurrë nuk e mbyllim derën. Për ca gjëra unë e kam lut i kam thënë ki kujdes në Kosovë. I kam thënë kujdes dhe jo vetëm, e kam lut. Shumë gjëra mos i thuaj se këtu nuk kuptohen. Ne jemi më veriorë këtu është rrethanë më ndryshe”, ka thënë Haradinaj.

Artikulli paraprakÇmimi i naftës në Shqipëri, më i larti në botë, ja renditja sipas shteteve
Artikulli tjetërBasha-Ramës: Llapaqen i batutave, i merr shqiptarëve 240 lekë taksë qarkullimi