Haradinaj: Bolton mori sygjerime të gabuara prej udhëheqësve në Ballkan jo në Uashington

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për propagandën serbe për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se kjo nuk është diçka e re është një përpjekje e vazhdueshme e Serbisë.

“Ne nuk varemi nga Serbia, dhe nuk na duhet amini i Serbisë për asnjë çështje të brendshme të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kryeministri në detyrë ka folur edhe për shkarkimin e këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit Trump, John Bolton.
Haradinaj ka thënë se Uashingtonit i shkuan sugjerime të gabuara nga Ballkani.

“Kam shumë respekt për ambasadorin Bolton, ai ka qenë një njeri i linjës parë për Amerikën. Sa i përket çështje së Ballkanit dhe Kosovës mendoj që gabimet kanë ndodh në Ballkan e jo në Uashington, pra i kanë shkuar sugjerime të gabuara prej udhëheqësve të Ballkanit, kuptohet prej presidentit Vuçiq por janë bërë gabime edhe prej tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë të Amerikës e mbrojnë Kosovën, pasi që Kosova është vijë e frontit për ta me influencat amerikane-ruse. “Jam i bindur se Amerika çdo herë do të jetë me Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

I pyetur se kush nga Kosova i ka dërguar sugjerime të gabuara Uashingtonit, Haradinaj tha se kemi dëgjuar shumë deklarata të zyrtarëve tanë, se si nuk na duhet Leshaku e Veriu ose si na ka dhanë Rankoviqi veriun.
Haradinaj theksoi se askush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës.

Artikulli paraprakNë piedestalin e lartë shtetdrejtues individë që duhet të ishin në psikiatri
Artikulli tjetërKoreja e Veriut teston një tjetër raketë bërthamore