Hapja e kufijvë më 1 korrik/ BE përjashton vendet me shkallë të lartë infektimi nga Covid

Ambasadorët e BE janë mbledhur sot për të diskutuar planin për hapjen e kufijve më 1 korrik. Nuk ka një dakordësi nga të 27 vendet anëtarë pasi disa janë të shqetësuara kurse të tjerat duan një rihapje sa më të shpejët.

Por deri tani plani sipas mediave ndërkombëtare është se Brukseli po mendon mos hapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta infektimesh.

Ndër to futen SHBA, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen.

Artikulli paraprakTyson paralajmëron rikthimin
Artikulli tjetërSi ta ruani distancën fizike në plazh për t’u mbrojtur nga COVID-19