Hajduti që nuk fshihet dot pas maskës së skaduar!

Nga Bardh SPAHIA

Sa per maskat qe Edvin Rama dhe Manastirliu prentendojne qe jane donacion kjo eshte e lehte per tu verikuar pasi ato duhen te jene rregjistruar si donacion dhe te pajisen me pullen donacion nga AKBPM dhe se dyti edhe ne baze te Urdhrit nr. 81 date 06.03.2008 “per bashkepunimin ne rregjimin e imp-exp te barnave dhe zhdoganimin e tyre” koha e perdorimit duhet te jete te pakten sa 1/2 e kohes se skadences. Kusht ky qe te mund te importohen barnat dhe materialet e mjekimit.

Neqoftese do te kryente funksionin e vet AKBPM, depoja farmaceutike qe i posedon keto maska duhej gjobitur e sekuestruar ky mall dhe me pas ti asgjesonte bazuar ne ligjin e barnave dhe paisjeve mjekesore, dhe madje kostot e asgjesimit do te duhej ti paguante vete subjekti importues.

Kushdo zyrtar i larte i perfshire ne kete skandal te shkeljes se ligjit dhe falsifikimit me pasoja te renda per shendetin e personelit mjekesor dhe qytetareve, duhet te mbaje pergjegjesi.

 

Artikulli paraprakMjeku britanik: Mbajtja e dorezave mund ta rritë rrezikun e infektimit nga koronavirusi
Artikulli tjetërMbi 5 mjekë në vetëkarantinë, morën virus nga pacientët se nuk kishin masa mbrojtëse