Hajdarmataj s’tërhiqet, përballet me Tahirin, çfarë tha ish-kreu i Krimeve të Rënda në Gjykatë

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj duket se nuk do tërhiqet nga çështja Tahiri edhe pas shkarkimit nga Arta Marku.
Në seancën e sotme para gjykatës, Tahiri ka akuzuar Prokurorinë se ka shtrembëruar faktet. Por Hajdarmataj, i cili kryeson grupin hetimor në çështjen Tahiri, ka thënë në Gjykatë se Tahiri ka udhëtuar me skaf në Greqi, dhe se ka drekuar me Habilajt në shtetin helen.
Një tjetër akuzë e prokurorisë është se Tahiri ka ndërhyrë në sistemin TIMS. “Në gusht në 2014 ka udhëtuar në Greqi me skaf në emër të Orges Liperit, ka dyshime se është blerë me okazion 15 mijë euro, pasi në një muaj shërbimet i kanë kushtuar 20 mijë euro, ka shkuar në Korfuz e Lefkadha ku skafi ka pësuar defekt, dhe Tahiri ka thirrur punonjësin e policisë që ka udhëtuar me Artan Habilaj, me Audin që i ka shitur atij. Në Greqi Artan Habilaj ka drekuar dhe darkuar me Tahirin”, ka thënë Hajdarmataj në Gjykatë.
Prej më shumë se dy orësh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po përballet me provat e dhëna nga ana e prokurorëve.
Sipas prokurorit Besim Hajdarmataj ekziston rreziku që Saimir Tahiri të intimidojë persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Artikulli paraprakKonspiracion në Londër, Chelsea synon trajnerin Pochettino
Artikulli tjetërEdvin, hiq dorë nga mercenarët, kujdes nga ata që të numërojnë rrudhat e ballit