Hajdar Gjuzi shtrihet në korridorin e KQZ dhe jep ultimatum: Dua mandatin sot ose nuk iki

Kryetari i Partisë Konservatore Hajdar Gjuzi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj kanë debatuar ditën e sotme në mbledhje e Komisionit Qëndror Zgjedhor. Burimet thone se Gjuzi eshte shtrire ne korridorin e KQZ duke kerkuar me ngulm ultimatumin, ose nuk largohej.

Gjuzi është ankuar se ekspertët e KQZ-së e lënë të presë në hollin e KQZ-së, ndërkohë që është shprehur se kërkon të marrë mandatin e deputetit dhe s’mund të presë procedurat që po zvarriten.

Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.

Illir Merklaj: Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së.
Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…

Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.
Unë do vij ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve.

Artikulli paraprakShpërthen makina në mes të qytetit, brenda saj një fëmijë
Artikulli tjetërBerisha publikon skandalin: Ja si i deleguari i Ramës rrjep peagogët dhe studentët e FSHA