Habilajt përdornin edhe ambulancat për transportin e drogës!

Habilajt kanë përdorur edhe ambulancat e Spitalit të Vlorës për transportin e hashashit. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Vlora, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se, bashkë me infermierin që u arrestua para dhjetë ditësh, pasi iu gjet në një banesë në Babicë 4 ton drogë, është dhe drejtoresha e Spitalit, Brunilda Mersini.
“Habilajt me lejen e drejtoreshës përdornin edhe ambulancat e Spitalit për transportin e drogës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje z.Berisha. Bashkë me infermierin është dhe drejtoresha Brunilda Mersini. Jam i sigurtë që edhe Brunilda është e përfshirë në këtë gjë. Kam jetuar 4 vjet në Vlorë dhe kam qenë në brendësi të Spitalit të Vlorës dhe e di se çfarë bëhet. Aty edhe ambulancat bënin transportin e hashashit për Habilajt, ku Brunilda ishte në dijeni të plotë për këtë gjë në Vlorë. Anonim të lutem”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakZagani u dënua në fshehtësi me vendim partie
Artikulli tjetër1800 faqe përgjime të reja, Tahiri sërish në Prokurori