Guvernatori pranon problemin me kreditë e këqija

Në çelje të konferencës me temë “Përafrimi i politikës monetare me Stabilitet Financiar–objektivat, përgjigjet dhe ndërveprimi në kohë të pasigurisë”, Guvernatori Gent Sejko, tha se ekonomia jonë, sikurse dhe ajo e rajonit, u prek nga kriza globale financiare.
BSH është mbështetur në politika jo-konvencionale, të paprovuara më parë sikurse të gjitha bankat qendrore në botë.
Banka e Shqipërisë ka synuar rritje e punësimit, mbajtja në kontroll e inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.
Gjithashtu, Sejko tha se sistemi bankar në Shqipëri është i shëndetshëm, por kreditë e këqija duhet të mbahen në kontroll dhe akoma kemi shumë për të bërë në këtë drejtim.
Për sa i përket ndikimit të daljes së Britanisë nga BE-ja, fenomenit Brexit, Guvernatori u shpreh se nuk do të kalojë pa lënë gjurmë. Në mënyrë indirekte apo direkte, si dhe në periudhë afatgjatë apo afatshkurtër, Brxzit do të ndikojnë në tregjet e punës, së mallrave dhe të kapitalit.
Megjithëse marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Britaninë zënë vetëm 0.2% të totalit më tregtinë me jashtë, si dhe kemi raporte shumë të ulëta të investimeve britanike, ndikimi mund të vijë nga rregullat jo-konvencionale që do të aplikohen në botë. Vende të ndryshme, tashmë kanë filluar të vendosin barriera proteksioniste dhe lëvizja anti-globaliste po paraqitet problematike për zhvillimin e ekonomisë globale.
Brexit mund të reflektohet dhe në përkeqësim të proceseve të anëtarësimit në BE, ka thënë Sejko gjatë fjalës së tij, duke nënvizuar rolin që ka politika monetare në stabilitetin financiar.
Politika monetare duhet të jetë e orientuar nga mbajtja e qëndrueshme e nivelit të çmimeve, kjo rrit forcimin e monedhës dhe ruan stabilitetin ekonomik.

Artikulli paraprakTë ardhurat në pikiatë, 4.1 miliardë lekë më pak në shtator
Artikulli tjetërRama në Parlament: Në Tropojë janë gati të më hanë të gjallë