Guterres dënon sulmin ndaj migrantëve në Jemen

Shefi i Kombeve të Bashkura, Antonio Guterres, ka thënë se është i shumë i “pikëlluar”, pas lajmit se kontrabandistët i kanë hedhur rreth 300 migrantë në ujërat e bregdetit në Jemen, në dy incidente, gjatë dy ditëve të fundit. Të paktën 56 migrantë janë gjetur duke luftuar me vdekjen në këtë incident, derisa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur. Kontrabandistët, pas zbulimit të anijeve, i kanë hedhur nga varkat e tyre në ujë, rreth 180 migratë nga Etiopia dhe Somalia, gjatë ditës së enjte, një ditë para se të bënin të njëjtën gjë edhe me 120 persona të tjerë. Shumica e migrantëve kanë qenë të rinj, që po kërkonin punë në vendet e Gjirit Arab. Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka thënë se nga incidentet, disa nga të identifikuarit kanë qenë të vdekur, disa të gjallë, në plazhet e Jemenit. Guterres ka bërë thirrje për aksion ndërkombëtar për të ndaluar kontrabandistët dhe për të kërkuar rrugë ligjore për migrantët. Agjencia për Migrim ka thënë se mesatarisht, 55,000 migrantë janë larguar nga Afrika për në Jemen, vetëm nga fillimi i këtij viti.

Artikulli paraprakBotërori, zhgënjen sërish Van Niekirk
Artikulli tjetërFranca nxjerr mësime nga dështimi i një programi çradikalizimi