Guardiola vendos të shpërblejë portierin shqiptar

Manchester City është gati ta shpërblejë me një kontratë të përmirësuar portierin Arijanet Muriqi (Muric).
Gardiani 20-vjeçar aktualisht është portieri i dytë i Qytetarëve pas dëmtimit afatgjatë të Claudio Bravo.
Lojtari që ka zhvilluar një ndeshje me përfaqësuesen kosovare, ka luajtur në Carabao Cup këtë sezon, duke ndihmuar City-n të kapë finalen megjithëse ka një ndeshje kthimi për të luajtu ndaj Burton.
Gjithsesi, ndeshja e parë është fituar 9-0.
Megjithëse Muriqi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, trajneri Pep Guardiola kërkon t’i japë një të re përpara se të përfundojë sezoni.
Ai mendohet se fiton rreth 4,000 euro në javë, por me kontratën e re shifra do të shkojë në 12,000 euro.
City ka vendosur të shesë Agnus Gunn te Southampton verën e kaluar pasi stafi teknik ishte i kënaqur me progresin e bërë nga portieri i akademisë.
Muriqi duhet të ishte i huazuar te holandezët e NAC Breda-s, por dëmtimi i Bravo-s e detyroi të qëndronte për të dubluar Ederson.

Artikulli paraprakPija që mban nën kontroll sheqerin në gjak dhe parandalon diabetin
Artikulli tjetërInteri harron Modriç dhe mendon për një tjetër yll të Real Madridit