Guardiola u përgjigjet kritikëve

Pep Guardiola ka marrë pak minuta kohë në konferencën për shtyp për të folur mbi merkaton, pasi Manchester City konfirmoi blerjen e Aymeric Laporte: “Ne jemi të kënaqur me punën e klubit, me nënshkrimin e tij”. Laporte është bërë, me 55 milionë eurot e investuara, përforcimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Në total, “qytetarët” kanë investuar 311 milionë paund për nënshkrime dhe sot kanë mbrojtjen më të shtrenjtë në botë, me Walker, Stones, Mendy dhe të sapoardhurin Laporte. “Unë nuk e kuptoj kritikën që na bëhet për shpenzimet e nënshkrimeve. Ka ekipe që shpenzojnë 300 milionë euro për dy lojtarë, ne e kemi bërë këtë për gjashtë lojtarë”, arsyetoi Guardiola. Këto janë të gjitha frazat e trajnerit katalanas të “qytetarëve”.
Transferimi i Laporte – “Laporte është një lojtar i ri, që luan në anën e majtë dhe në qendër të mbrojtjes. Është i fortë në ajër dhe teknikisht i mirë. Jemi të kënaqur me punën e klubit, që ka nënshkruar me të. Ai ka luajtur në stadiume të mëdha, si ‘Santiago Bernabeu’ ose ‘Camp Nou’. Dy sezone më parë nuk ishte e mundur të vinte, sepse ai vendosi të vazhdojë në Bilbao. Ne kishim nevojë për një qendërmbrojtës në verën e ardhshme, por me humbjet në mbrojtje vendosëm të vepronim që tani. Pra, merkatoja e verës do të jetë më e lehtë. Nuk e di nëse procedurat do të jenë gati për të luajtur të mërkurën. Është mirë të luash në Premier League. Natyrisht, do t’i duhet të përshtatet, por Laporte është i zgjuar dhe mund ta bëjë shpejt këtë. Ne do të jemi të duruar, pse ai nuk ka ardhur për 3 muaj”.
Lëndimi i Sané – “Sané do të jetë gjashtë apo shtatë javë jashtë fushave”.

Artikulli paraprakPas nxënësve, Veliaj i kërkon edhe administratës 20 mijë lekë nga rroga
Artikulli tjetërCalhanoglu tradhton Montella-n për Gattuso