Guardiola-Ribery, “thumba” në distancë

Pep Guardiola-Franck Ribery, dueli në distancë vazhdon. Pas kritikave të francezit, i cili hodhi disa thumba në adresë të ish-trajnerit të Bayernit të Mynihut, është vetë Guardiola që zbret në fushë, duke mos kursyer një kundërpërgjigje të shpejtë. “Me Ançelotin kam fituar sërish besimin, pasi ai është një trajner i madh. Guardiola është i ri dhe pa shumë eksperiencë”, u shpreh Ribery për gazetën “Kicker”. Gjithsesi, trajneri katalanas është përpjekur të mos polemizojë, duke theksuar: Franck-ut i them që e dua shumë. Është një gjë pozitive që ai më konsideron të ri. Unë punoj çdo ditë për të mësuar sa më shumë”.
Një batutë diplomatike, por edhe ironike nga ana e trajnerit të Manchester City, i cili ka nisur punën me skuadrën e tij të re pas 3 sezoneve te Bayerni i Mynihut. Pep Guardiola dhe Franck Robery bashkëpunuan për tre sezone, por marrëdhënia e tyre nuk ishte asnjëherë e shkëlqyer. Forma e dobët e francezit për shkak të dëmtimeve të shumta, por edhe vendimet e katalanasit për të ndryshuar formacionin disa herë, krijuan shkëndija në klubin bavarez që tashmë ka nisur një erë të re nën drejtimin e italianit, Karlo Ançeloti.

Artikulli paraprakKlop irritohet për Pogba
Artikulli tjetërSchweinsteiger i jep lamtumirën Gjermanisë