Guardia di Finanza e konfirmon:‘Ky Saimiri është ish-ministri’

“Po. Saimiri citohet në letrat e hetimit në disa pasazhe. Po,bëhet fjalë për ish-ministrin. Ai citohet në disa pasazhe. Në njërin pasazh, u referohen parave dhe ata thonë Saimir, flasin për Saimirin dhe sipas Guardia Di Finanzia, ky Saimiri është ish-ministri”

“Guardia Di Finanza” konfirmon se njeriu që qëndron pas përgjimeve të përfitimit të milionave nga trafiku i drogës të Habilajve është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazetari italian Dario De Luca i intervistuar nga Top Channel ka konfirmuar deklaratën e bërë nga Guardia Di Financa. “Po. Saimiri citohet në letrat e hetimit në disa pasazhe. Po,bëhet fjalë për ish-ministrin. Ai citohet në disa pasazhe. Në njërin pasazh, u referohen parave dhe ata thonë Saimir, flasin për Saimirin dhe sipas Guardia Di Finanzia, ky Saimiri është ish-ministri.”
Në lidhje me përmendjen e emrit Saimir në rolin e një kamionisti sipas me të cilën u mundua të manipulojë ish-ministri, gazetari Italian thotë se kemi të bëjmë me një personazh tjetër. Gazetari Italian thotë se kemi të bëjmë me një grup të madh kriminal ku janë të përfshirë shumë më tepër persona nga sa janë arestuar deri tani.
“Hetimi me siguri do të vazhdojë. Do të vazhdojë, pastaj ka një periudhë kohe teknike, brenda së cilës do të mbyllet dhe nga aty do të nisë rrugëtimi gjyqësor, pra procesi. Sigurisht që është një hetim vërtet i madh sepse në mes ka patur 21 sekuestrime për drogë ndaj ky rrjet narko-trafikantësh, nuk është i limituar në 12 persona por shumë më tepër, ndaj dhjetëra dhjetëra persona”, thotë gazetari italian duke ju referuar burimeve nga Guardia di Finanza.

Verifikohen tabulatet

Prokurorët e Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike mes ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe vëllezërve Habilaj. Koha kur Prokuroria është përqendruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas Prokurorisë, kjo është periudha kur Tahiri ka pasur komunikime me vëllezërit Habilaj. Ndërkohë, pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pretendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, Prokuroria thotë se komunikimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Prokuroria nuk e ka të qartë se në çfarë forme është kryer komunikimi mes Habiljave dhe Tahirit, por mes tyre nuk ka pasur më komunikime telefonike. Sipas Prokurorisë janë duke verifikuar me imtësi të plotë, të gjitha këto komunikime, dhe se në kohët në vijim do kërkojnë të kryejnë dhe verifikime të tjera në disa drejtime.

Artikulli paraprakHabilajt, 20 milionë euro nga 3.5 tonelatat e drogës
Artikulli tjetërFaqja e pare