Guarda di Financa italiane ndjek gomonen me drogë në mes të detit, ishte nisur nga Vlora

Një aksiòn për kapjen e një mjeti lundrues tip gomone po zhvillohet në Vlorë. Aksioni ka nisur nga Guarda di Financa italiane.

Një gomone me motor të fuqishëm është ndjekur që nga brigjet italiane. Gomonia dyshohet të jetë nisur nga Vlora me drògë, ka zbarkuar drògën në Itali, aty është pikasur nga Guardia di Financa.

Gomonia është pikasur nga GDF, menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit. Ende nuk është kapur. Janë 7 mjete lundruese të GDF-së që i janë vënë në ndjekje, si dhe dron. Aktualisht gomonia i është afruar Gjirit të Marinës në Karaburun.

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues.

Artikulli paraprakAleanca për Mbrojtjen e Tetarit protestë te SPAK: Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar!
Artikulli tjetërRama nuk është aq budalla sa të përfundojë në listën e zezë të SHBA-ve