“Grupimi i Bashës po tregon koherencë”, Mentor Nazarko: Berisha po bën përpjekje për të përbaltur procesin

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për ABC News komentoi zhvillimet e fundit në grupimet e Partisë Demokratike.

Ai theksoi se Sali Berisha po tenton të vërë në lëvizje të gjitha mjetet e tij politike dhe ato ligjore, me qëllim përbaltjen e procesit hetimor që ka nisur për të.

Sipas Nazarkos, është për të ardhur keq kur e shikon opozitën shqiptare në këtë gjendje, ndërsa shtoi se grupimi i Gazment Bardhit po mban qëndrime “as mish dhe as peshk” në zhvillimet e fundit.

lg.php?bannerid=2139&campaignid=1&zoneid=705&loc=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fgrupimi i bashes po tregon koherence mentor nazarko berisha po ben perpjekje per te perbaltur procesin%2F&referer=https%3A%2F%2Fabcnews

“Po përpiqet që të ndjek të gjithë hapësirën ligjore, kushtetuese, por edhe politike, që ta përbaltë procesin dhe duke përbaltur procesin edhe politik dhe ligjor, ai do të krijojë pastaj argumente  për të turbulluar, apo destabilizuar, apo për të mos iu ofruar opinionit publik pamje që do ta zhvlerësonin imazhin e tij si njeri i fuqishëm, i fortë, i cili nuk i nënshtrohet pushtetit dhe regjimit etj etj. Bardhi tenton të mbajë qëndrime që janë as mish as peshk. Grupi i Bardhit është i luhatur dhe nuk frymëzon qëndrime serioze. Kjo është një krizë për të ardhur keq, kur e sheh opozitën e vendit tënd, siç po e shohim çdo ditë”, tha ai.

Më tej Nazarko tha se në të gjithë këto zhvillime, grupimi i deputetëve që janë në krahun e Lulzim Bashës po tregojnë koherencë dhe po përpiqen të jenë tërheqës për një pjesë të elektoratit, të cilët manifestojnë sjellje dhe qëndrime kundër Berishës.

Në rast të një ndëshkimi nga drejtësia për ish-kryeministrin Sali Berisha, analisti Mentor Nazarko theksoi se grupimi pro Bashës mund ta shfrytëzojë për të tërhequr pjesën tjetër të mbështetësve, që aktualisht nuk janë në linjën e tij.

“Sigurisht grupimi i z.Basha po tregon koherencë, ai po tenton të jetë tërheqës për një pjesë të elektoratit të djathtë që është anti-berishist”, tha ai.

Artikulli paraprak‘Protesta e Berishës para Kuvendit dështim i paralajmëruar’, Lapardhja: Raporti Berisha-Bardhi ‘i nderë’! Indiferenca e Metës tregon se ky ka hallet e veta
Artikulli tjetërSi u bë trau i revolucionit qime!