Grumbullimet në Kombëtare, luan vetëm 1 lojtar i Partizanit

Katër lojtarë të Partizanit u thirrën nga Kombëtaret në këtë grumbullim të muajit mars, çka përbën një burim krenarie për klubin e kuq. Kampionët kishin Arçejnxh Bintsuka në ekipin e parë të Kongos, Redon Ismailin te Kosova U-21 dhe Marçelino Prekën dhe Paulo Buxhelajn te Shqipëria U-21.

Por pavarësisht thirrjeve, vetëm mbrojtësi i majtë ka arritur të fitojë minuta. Buxhelaj e nisi si titullar të dyja betejat e Shpresave kundër Finlandës dhe Zvicrës. Preka i ndoqi këto sfida nga stoli, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe me Ismailin në barazimin historik kundër Gjermanisë U-21. Bintsuka gjithashtu qëndroi në stol në sfidat me Zambian dhe Gabonin.

Artikulli paraprakKafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate pozitive
Artikulli tjetërVetoja greke/ Raportuesja Santos: Nëse të gjitha vendet do të bënin deklarata të tilla, bota do të ishte e tmerrshme