Gruaja është “pronë” e patundshme që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit

Nga Rugova DUNISHA

Dhuna seksuale dhe dhuna e ushtruar në bazë të përkatësisë gjinore, më së shumti ndodh në mjediset ku mungojnë të drejtat e njeriut. Dhuna seksuale dhe dhuna mbi baza gjinore, vetëvetiu është shkelje e të drejtave njerëzore. Jemi në 2019 dhe sot u vra një tjeter grua. Çudi e madhe, këtu po vdesin çdo ditë gra, po përdhunohen çdo ditë vajza, po dhunohen çdo ditë nëna.
Kemi arritur në një pikë ku shoqëria nuk mban më, po vlon nga brënda si llava e ferrit të Dantes, (shtazëria?), e doemos do të shpërthej në një formë apo në një tjetër. Jemi një shoqëri që akoma nuk e ka kaluar “moshën e pubertetit” dhe etja për të njohur dimensionet dhe limitet nuk ka fund. Rastet e e fundit të përdhunimit dhe të ngacmimeve skeskuale na kanë skandalizuar të gjithëve. Këto raste horrori, do t’i quaja unë, kanë trazuar plag të pa shëruara të shoqerisë tonë maskiliste.
Gruaja në shoqerinë shqiptare trajtohet si një qënje inferiore e cila vjen në jetë vetëm për të riprodhiuar shoqerinë. Janë të rënda këto që them, por e vërteta gërthet më shumë se kaq. Një grua u vra sot sepse donte të punonte.

Donte të ishte edhe ajo një qënie sociale , që ndërvepron në shoqëri. Panorama e kësaj ngjarje dhe jo vetem, të ngjallë neveri. Këta meshkuj që jargaviten pas fustanit të grave, paritmas bëhen “Zeus” dhe vendosin për fatin tonë.
Mua më bren gjithmonë nje pytje në këto raste: A nuk ju vjen turp përpara fëmijëve tuaj, përpara prinderve kur silleni kështu? Se përpar Zotit, nuk keni moral e përpara ligjit nuk keni frikë, por përpara fëmijëve DUHET TE KENI TURP. E drejta themelore e njëriut nuk respektohet. Gruaja është si një kafshë gjahu që kush e kush ta vras më parë. Gruaja është si një pronë e patundshme, që s’ka ligj që i heq pronësinë burrit.
Kudo në bote ka skandale dhune e ngacmimi, por janë raste sporadike e jo rutine si këtu . Bota (“te bëhmi si bota”) e shumë dëshiruar për ne, lobon për të drejtat e krokodilit, leopardit, miut, lepurit, gjarprit, gjinkalles, kurse shqiptari lobon për karrigen e Bashës, Ramës, Besrishes apo sa e sa politikanëve të tjerë, kurse për sigurinë e nënës, motres, gruas, vajzës as që e mendon. Nuk e di pse kompleksoheni kaq shume o “burra” trima, të ngrini zërin për të mbështetur gjysmën tuaj. Një grua është gjysëm flutur siç është edhe një burrë gjysem flutur. Për të fluturuar duhet që lidhja e krahëve të jetë e forte. “Me këtë ritem po “shfarosni” gruan , do ktheheni të gjithë në gay” me ose pa dashje.
ps: fraza e fundit nuk ka qellim diskriminues

Artikulli paraprakRendi botëror po shpërbëhet dhe europianët pyesin: Kush do i mbledhë copëzat?
Artikulli tjetërPompeo: SHBA do t’i vazhdojnë hetimet për vrasjen e Jamal Khashoggit