Greqia shtyn masat kufizuese ndaj Covid-19, ja sa zgjat karantina për Shqipërinë

Qeveria greke ka vendosur t’i shtyjë deri më 30 nëntor masat kufizuese me Shqipërinë, informoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Deri atëherë, të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, i kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.

Sikurse informon MEPJ, certifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën /numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit. Ndërsa, për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.

Gjithashtu, të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek. Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Artikulli paraprakCovid-19 bën kërdinë në shkolla, 11 nxënës dhe 23 mësues të prekur në Durrës
Artikulli tjetërSi i shpiku Edi Rama 71 të vetëvrarë me Covid-19 në Itali, çfarë thonë mediat italiane…