Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës

Policia greke shkatërroi ditën e djeshme një organizatë kriminale të përbërë nga 6 shqiptarë, që ishin aktivë në trafikun e kokainës dhe kanabisit, në zonën përreth qendrës së Athinës, por edhe në ishull. Prej 6 të arrestuarve, pesë ishin burra dhe një grua, Policia sekuestroi 15 kg dhe 810 gram kërp të papërpunuar si dhe 38 gram kokainë. Grupi kriminal u zbulua pas informacionit të siguruar për veprimtarinë e anëtarëve të identifikuar dhe zbulimit të zonave ku fshihej droga.
Nga kontrolli në dy banesa në Pire, të cilat janë përdorur nga grupi kriminal si zona të strehimit të organizatës, policia gjeti dhe sekuestroi sasi kanabisi dhe kokaine, sasi kjo që ishte bërë gati për t’u trafikuar për në ishullin Lesbos.
Nga hetimi deri më tani bëhet e ditur se grupi kriminal ka kryer të paktën tetëdhjetë operacione të trafikimit të drogës. Nga kontrolli në banesat e të ndaluarve janë gjetur dhe sekuestruar 15.810 gram kërp i papërpunuar, 38 gram kokainë, 2.040 euro dhe 80 dollarë amerikanë, 2 makina private pasagjerësh, 1 biçikletë, 2 peshore precize dhe 13 telefona celularë. Të gjashtë të arrestuarit janë dërguar për gjykim në Prokurorinë e Pireut.

Artikulli paraprakPo kontrollonin për kanabis, plagoset një punonjës policie
Artikulli tjetërBregdeti i Durrësit “përmbytet” nga ujërat e zeza, ikin turistët