Greqi, lëkundje tërmeti sërish gjatë ditës së sotme

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish gjatë ditës së sotme në Kretë.

Teksa mëngjesin e të mërkurës vendi fqinj është goditur nga një tërmet 5.7 i shkallës rihter, sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës rihter.

Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km.

Tërmeti i ri ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore.

Kujtojmë se ditët e fundit Greqia ka qenë nën trysninë e lëkundjeve të herëpashershme të tërmetit.

Pas tërmetit 5.7 të mëngjesit, edhe pasdite u ndjenë lëkundje me forcë 5.2 të shkallës Rihter.

Artikulli paraprakMesfushori Sherif Kallaku firmos me Partizanin.
Artikulli tjetërElon Musk hedh poshtë pretendimet se po pushton Hapësirën.