Grabitja e Argjendarisë, ja si shitësja i rrëmben pistoletën grabitësit (Video)

Grabitja e një argjendarie pak ditë më parë është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Kjo video është publikuar sot ekskluzivisht nga ABCNews, dhe në të duken momentet e grabitjes dhe në një moment, pronarja e argjendarisë i rrëmben pistoletën grabitësit Astrit Thaçi.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Abc News, Astrit Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, hyn si blerës normal në argjendari. Ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.

Pasi ka provuar disa, Thaçi nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet. Pasi mendon se ka neutralizuar gruan, Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht këtu bën diçka që do t’i kushtojë shumë.

Ndërkohë që Astrit Thaçi fut bizhuteritë e arit në xhepa le në mëhyrë të pakujdesshme pistoletën në banak. Këtë rast e shfrytëzon shumë mirë gruaja, e cila ia merr pistoletën dhe largohet nga dyqani e ndjekur nga Astrit Thaçi me vrap.

Pas daljes nga dyqani me pistoletën e Thaçit në dorë, pronarja ka bërtitur duke kërkuar ndihmë duke u futur tek lokali ngjitur argjendarisë. I pari që ka mbërritur për të ndihmuar ka qenë oficeri i policisë që gjendej tek dera e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Artikulli paraprakDel Piero: Guardiola e ka fatin e përcaktuar për të qenë trajner i Juves
Artikulli tjetërPotëDëgjoj/ Basha: Në Elbasan, me punëtorët dhe hallet e tyre të përditshme…