Grabitet një makinë në zonën e Plazhit në Durrës

Një mjet tip “BMW” seria 3, ngjyrë bezhë, është vjedhur gjatë natës në Durrës në zonën e Plazhit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së të premtes, në lagjen nr. 13, pranë banesës së shtetases R.XH., 46 vjeçe. Familjarë të të dëmtuarës, tregojnë se 46-vjeçarja e kishte blerë automjetin vetëm dy javë më parë, dhe e kishte parkuar përpara shtëpisë, ashtu siç kishte vepruar çdo natë. Por autorët ende të paidentifikuar nga ana e policisë, e kanë survejuar dhe kanë arritur t’ia vjedhin me lehtësi.
Në Durrës, muajt e fundit janë shtuar në masë vjedhjet e makinave. Përgjithsisht autorët veprojnë në orët e vona të natës, duke i vjedhur makinat e parkuara edhe përpara banesave të pronarëve. Në pjesën më të madhe, këto raste kanë mbetur të pazbardhura. Edhe për rastin e fundit, policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakAksidenti i rëndë në Lushnjë, 3 të plagosur, njëri në koma
Artikulli tjetër“Gabim teknik”, Policia arreston ish-kandidatin e PD të Gjirokastrës