Grabitet kambisti në mes të qytetit

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë. Një kambisti 30-vjeçari i është vjedhur me dhunë çanta e dorës ku ka pasur një sasi parash, informoi policia.

“Rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E.R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakKrimi bën ligjin! Ekzektutohet me plumb në zemër efektivi i FNSH
Artikulli tjetërReagimi i fortë i mjekut të njohur: Rroftë Salep – Sulltani!  Javën tjetër shqiptarët i pret një…