Grabitet dhe dhunohet në banesën e tij mjeku, Albrahimi, policia nuk ekziston

Mjeku Kujtim Albrahimi, banesa e të cilit ra pre e grabitësve gjatë natës së kaluar ka treguar detaje rreth ngjarjes. I traumatizuar dhe në gjendje shoku, Albrahimi ka treguar se grabitësit ishin profesionistë dhe kishin arritur të fiknin sinjalin e alarmit.

Ai tregon më tej se nga goditjet që ka marrë si pasojë e përleshjes me grabitësit, i është mbyllur njëri sy.
“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë. Nga goditjet më është mbyllur njëri sy,”– mësohet të ketë thënë mjeku për Balkanweb.

Rreth orës 03:00 gjatë natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar janë future në shtëpinë e gjinekologut Kujtim Albrahimi, i cili ndodhej bahskë me gruan e tij dhe kanë grabitur rreth 12 milionë lekë dhe bizhuteri.

Deri më tani mësohet se në prang aka rënë një elektricist nga Kruja, i cili dyhsohet të jetë një prej grabitësve.
Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit.

Artikulli paraprakSkandali për zhbërjen e Akademisë së Shkencave, letërkëmbimi i Akademikut Fuga me ministren Shahini
Artikulli tjetër3 zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit