Grabitësit terrorizojnë shoferët duke iu vënë pistoletën në kokë dhe i grabisin, Lleshi fsheh krimin

Më 24 gusht në një rrethrrotullim në hyrje të Tiranës, qytetarët janë grabitur me armë në kokë nga persona të panjohur. Duket se grabitësit e kanë bërë rrugë këtë punë dhe ngjarja nuk raportohet nga Policia, pasi, siç njofton një qytetar, dëmtohej imazhi i zonave të sigurta në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit duke akuzuar kreun e ministrisë së Brendshme Sandër Lleshaj dhe kreun e Drejtorisë së Policisë. “Rendi dhe siguria kryekëput në duart e krimit! Shoferët dhe qytetarët plaçkiten me revolverë në koke! Narkopolicia me urdhër të Gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit fsheh krimin! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.

Përshëndetje Doktor,

Një grup hajdutësh shumë të organizuar kanë rreth 2 javë që po terrorizojnë zonën e TEG, duke iu vënë pistoletën në kokë shoferëve dhe duke iu marrë makinat dhe sendet personale në prani të familjarëve të tyre.

Ngjarja e fundit ndodhi në datë 24 gusht në rrethrrotullimin e TEG. Personi i dëmtuar pas ngjarjes është drejtuar në Komisariatin 1 të Policisë për denoncim.

Aty i janë lutur që mos e bëj publike ngjarjen sepse dëmtohej sipas tyre imazhi i zonave të sigurta në Tiranë.

Artikulli paraprakKryetarët prej letre të bashkive
Artikulli tjetërRama mbyll sytë para provave të Kajmakut duke e mbrojtur me kodin mafioz të heshtjes, pushteti i kriminal i Rilindjes duhet larguar